Pavarësisht nëse jeni një student i shkencave kompjuterike, një person që mëson kodimin në mënyrë autodidakte apo një student i një bootcampi kodimi, zotërimi i aftësive të programimit është një sfidë e vazhdueshme. Për t’ju ndihmuar në aftësimin tuaj, me mbështetjen e instruktorëve të Coding Dojo, po ju tregojmë më poshtë 7 këshilla se si të mësoni të programoni më shpejt.

 

#1. Mëso duke bërë. Luani gjithmonë me kodin gjatë procesit të të mësuarit

Në çdo lëndë të re, sa më shpejt të filloni të luani me kodimin, aq më shpejt do të mësoni konceptet e dhëna. Edhe nëse lexoni një kapitull të tërë rreth një teme siç është “for loops” që në pamje të parë duket e lehtë, aq e lehtë sa edhe një fëmijë mund ta bëjë, ju sërish do të mendoheni për disa minuta në momentin që do t’ju duhet të shkruani kodin për herë të parë. Do të thoni me vete: “prit, cila ishte ajo pjesë e sintaksës përsëri?” Siç thotë edhe shprehja: “use it or lose it” – “përdoreni ose e humbisni”, sepse pavarësisht evolucionit të teknologjisë, kjo fjalë e urtë është më se e vërtetë kur bëhet fjalë të mësoni kodimin.

Këshillë: Ndërtoni një projekt teksa lexoni këtë material. Një projekt personal është shpesh pikënisja më e mirë.

#2. Përforconi dijet bazë për përfitime afatgjata

Sado elementare që mund të duken në fillim, bazave të programimit duhet t’u kushtoni rëndësi të veçantë: sa më mirë t’i kuptoni ato, aq më lehtë do të jetë të mësoni koncepte më të avancuara. Nga përvoja jonë me Coding Dojo, studentët që janë të nxituar në fillimet e kurseve tona, periudhë kjo në të cilën ne fokusohemi më së shumti në bazat e web development, janë shpesh të parët që vështirësohen ndërsa kalojmë në materiale më të avancuara, siç janë aspektet e back-end. Kështu që, përpara se të hiqni dorë nga ora e parë e shkencave kompjuterike, ose të kapërceni shpejt e shpejt kapitullin e parë të një tutoriali në internet, kujtohuni se po anashkaloni hapin më të rëndësishëm të procesit tuaj të të nxënit.

Këshillë: Lexoni këtë artikull të rëndësishëm mbi  5 Basic Concepts of Any Programming Language

#3. Kodoni me dorë. Kjo metodë mpreh aftësitë dhe do t’ju duhet për të gjetur një punë

“Coding-by-hand”, kodimi me dorë mbetet ende një nga metodat më efektive për të mësuar se si të programoni. Qoftë në një tabelë të bardhë apo në fletore, kodimi me dorë kërkon kujdes, saktësi dhe planifikim të mëtejshëm pas çdo rreshti kodimi. Sepse, ndryshe nga një kompjuter, nuk mund të provoni nëse kodi i shkruar me dorë deri në gjysëm të fletës është funksional apo jo. Megjithëse kërkon më shumë kohë, ky kufizim do t’ju shndërrojë në një programues më të aftë, si në klasë ashtu edhe në tregun e punës. Për provimet e universitetit dhe intervistat teknike, një komponent kritik i procesit të intervistës së punës, do t’ju duhet të kodoni me dorë, sepse kjo taktikë jo vetëm që është më e mirë për të mësuar, por pranohet botërisht se është testi përfundimtar që vlerëson aftësitë e një programuesi. Pra, filloni që tani dhe mësohuni me këtë praktike old-school.

 

#4. Kërkoni ndihmë, do t’ju duhet!

Sado e mrekullueshme që do të ishte sikur të bëheshit vetë Steve Jobs-i i ardhshëm, e vërteta është se njerëzit mësojnë më shpejt me ndërhyrjen e mentorëve apo komentet e kolegëve. Ajo që mund të duket si një problem ose nyje e pazgjidhshme, mund të zgjidhet shpejt nga një palë sy të freskët ose një interpretim i ri i situatës. Qoftë në internet apo drejtpërdrejtë, injoroni trollet dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë, sepse çdo programues ka qenë në vendin tuaj më parë. Përveç kësaj, shumica e programuesve “vdesin” të kodojnë, dhe nëse ka diçka që u pëlqen njerëzve të pasionuar pas diçkaje, është të ndajnë njohuritë e tyre me të tjerët.

Këshillë: Në Coding Dojo ju sugjerojmë të përdorni rregullin e 20 minutave. Merrni të paktën 20 minuta kohë për ta kuptuar vetë diçka përpara se të kërkoni ndihmë. Ekziston një mundësi e lartë që përgjigjen ta keni përpara syve dhe përveç kësaj, vështirësitë përgjithësisht ju bëjnë një programues më të mirë.

Këshillë: Stackoverlfow dhe learn programming  janë “miniera ari” nëse keni nevojë për asistencë programimi online.

#5. Kërkoni më shumë burime në internet. Ka shuuumë përmbajtje

Nëse një koncept specifik ju duket sikur nuk ka kuptim, qoftë ai në një libër shkolle ose gjatë leksionit në klasë, mos e humbisni vetëbesimin por nisni të kërkoni burime alternative në internet për të mësuar/ kuptuar të njëjtën përmbajtje. Të gjithë mësojnë ndryshe dhe vetëm për shkak se nuk kuptoni një koncept, nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon me ju. Kjo thjesht do të thotë që materiali nuk është i duhuri për ju. Burimet në internet për të mësuar programimin janë të pafundme, dhe ka gjithmonë tutoriale ose blogje që do ta bëjnë materialin të cilin po studioni mëse të thjeshtë për ju.

Këshillë: Mos e nënvlerësoni fuqinë e kërkimit.

#6. Mos qëndroni vetëm në fazën e të lexuarit të kodit. Eksperimentoni me të!

Leximi i kodit shembull që ju jepet nuk mjafton për të kuptuar se si ai kod në të vërtetë funksionon. Për të zhvilluar një kuptim të vërtetë, duhet ta ekzekutoni kodin dhe të eksperimentoni me të. Me shtimin e komenteve dhe udhëzimeve, kodi shembull është bërë vetëm që të jetë si ndihmë për lexuesin; por në realitet, është shumë e vështirë të bëhet nga e para. Leximi nuk është njësoj si të kuptuarit, dhe në fakt, përpjekja për ta shkruar vetë kodin, ose të paktën për ta ekzekutuar atë, do ta lehtësojë shumë më tepër procesin tuaj të të mësuarit.

#7. Bëni pushime të vogla gjatë korrigjimit të kodeve

Gjatë korrigjimit të kodit, është e lehtë të çorientohesh për orë të tëra dhe nuk ka asnjë garanci se do ta gjesh se ku qëndron problemi. Për të shmangur këtë, është më mirë të largoheni për disa orë dhe të ktheheni me një prespektivë të freskët. Jo vetëm që kjo është një mënyrë e mirë dhe e sigurt për zgjidhjen e problemit, por gjithashtu do t’i kurseni vetes orë të tëra dhimbje koke. Pra, nëse ndihma nuk është e disponueshme, për t’iu rikthyer njërës prej këshillave tona të mëparshme rreth kërkimit të ndihmës. merrni parasysh të bëni një pushim të shkurtër për të rifreskuar mendjen dhe për t’u kthyer sërish më vonë përpara kompjuterit. Ndërkohë, gabimi nuk ka për të shkuar gjëkundi, teksa ju rivendosni njëfarë qetësie të nevojshme në mendjen tuaj për të përmirësuar produktivitetin.

 

Përfundimi: Ruani qetësinë dhe vazhdoni të kodoni

Pavarësisht këtyre 7 këshillave, përbërësi më i rëndësishëm për të mësuar më shpejt se si të programoni është të ruani vetëbesimin. Për ta bërë këtë, duhet të jeni të hapur ndaj dështimeve tuaja të vazhdueshme dhe të duruar me progresin tuaj; sepse të bëhesh ekspert, në çdo gjë, kërkon punë dhe kohë. Dhe nëse ndodh që një dyshim i vetëm ju turbullon ndonjëherë mendjen, kujtoni se çdo programues ka kaluar në të njëjtën rrugë si ju më parë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë më i destinuar se ju për t’u bërë programues. Në cilëndo fazë që jeni aktualisht, qoftë në universitet apo në një bootcamp kodimi, e vetmja pengesë për suksesin tuaj është etika juaj e punës dhe këmbëngulja në atë që doni të arrini.

Doni të bëheni programues dhe jeni duke pyetur veten “A ia vlejnë bootcampet e kodimit?” Mos shkoni më tej se Coding Dojo. Falë bashkëpunimit të Beplan me Coding Dojo, ju mund të mësoni gjuhë të ndryshme programimi sipas një ndër kurikulave më të sukseshme amerikane, të aftësoheni duke praktikuar dhe të monitoroheni nga instruktorët tanë gjatë gjithë periudhës së bootcampit tonë. Në përfundim do mësoni duke u praktikuar dhe filloni punë me një certifikatë amerikane nga Coding Dojo!

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth nesh dhe kurseve tona!