Ky me shumë mundësi ka qenë edhe reagimi juaj kur ne lançuam trajnimin tonë “full-stack” me bazat e back-end në Java. Por, na lejoni t’ju themi që ky reagim nuk reflekton aspakt realitetin.

Pikë së pari, duam të adresojmë pse trajnimet tona janë unike në Shqipëri dhe se si ato vërtet ju përgatisin për tregun e punës. Në shkollë të lartë apo në një trajnim 20-orësh që mund të keni ndjekur diku tjetër, ju vërtet mund të keni mësuar sintaksën e Java-s, por, a keni arritur dot atë nivelin e kërkuar nga industria për të programuar një aplikacion web ne Java? Fatkeqësisht, besojmë që kjo ka ndodhur vetëm në raste të izoluara.

Trajnimet tona, mbi të gjitha të mësojnë se si të ndërtosh një produkt. Kjo vërtet mund të bëhet në C# .NET, në MERN, në Python apo edhe në Java, por në fund të ditës se në cilën gjuhë ti e ndërton një produkt, për dikë që po futet rishtazi në tregun e punës, bën pak diferencë. Filozofia pas ndërlidhjes së aspektit vizual të një produkti – front-end, logjikes se tij – back-end, që përfshin edhe databazën dhe lançimin e tij në web – deployment, këto janë aftësitë që për të cilat ti trajnohesh nga betaPlan dhe Coding Dojo.

Ndaj, kur ne lançojmë një tranjnim dhe nuk është pikërisht në atë gjuhë që ju keni përzemër, mos u trishtoni! Të njëjtin avantazh konkurues do të ushqeni edhe përmes një gjuhe tjetër. Transferimi i njohurive në një sintaksë tjetër do t’ju duket si një lojë fëmijësh pas certifikimit me standardet e Coding Dojo.

Nga ana tjetër, kur Java përdoret për web development, ajo ka një natyrë komplet tjetër se Java tipike që trajtohet në bankat e shkollës. Te betaPlan pasi të përvetësoni aspektet e programimit të orientuar në objekte, ju shumë shpejt do të zhyteni në “Java on the Web” me tema si: Servlets & Web Containers, Query Parameters apo Light MVC Patterns. Për t’u futur më pas në esencen e këtij bootcamp-i në Java, Java Spring, që konsiston në tre nën-seksione:

  • Spring Fundamentals: Intro to Spring Boot, Spring MVC Apps etc.
  • Spring Data I & II: MySQL connections, Relationships, Advanced Queries etc.
  • Spring Security: Authentication & Authorization, Servlet API Integration etc.

Keni kohë deri më 17 Maj per t’u bërë pjesë e Java Full-Stack Bootcamp! Nxito të regjistrohesh!

Learn to Code, Change your World!

Published On: May 6th, 2021 / Categories: Uncategorized / Tags: , , , , /