Realizimi i qëllimeve që i vendosim vetes nuk është aspak detyrë e lehtë. 36.6% e njerëzve arrijnë t’i qëndrojnë besnik plotësimit të qëllimeve të tyre thjesht për një muaj dhe vetëm 11.4% e tyre thonë se i kanë realizuar ato për më shumë se një vit.

Nuk ka ndjesi më të keqe sesa të dëshirosh vërtet të bësh një ndryshim dhe pastaj të dështosh.
Nëpërmjet trajnimit tonë, do të njiheni me disa nga profesionistët më të mirë në botë, të cilet do të sigurohen që ju të realizoni 3 qëllimet tuaja me të rëndësishme në vetëm 16 javë.

3 qëllimet kryesore që ju i bëni realitet nëpërmjet trajnimit 16-javor të kodimit:

Qëllimi Nr. 1: Gjeni një vend pune më të mirë

Teknologjia ishte industria e vetme që përballoi trazirat e vitit 2020 dhe në të vërtetë u rrit. Me anë të bootcamp-it tonë të kodimit, njerëzit me aspak përvojë në kodim, por edhe ata që kanë pak informacion, janë në gjendje të punësohen në profesionet më të kërkuara në teknologji, si Inxhinier Full-Stack, Java Developer dhe QA Analyst.

Qëllimi Nr. 2: Bëni më shumë para

Edhe nëse po dilni direkt nga bankat e shkollës së mesme apo po kërkoni të ndryshoni karrierë në të 40-at tuaj, trajnimet e kodimit kanë nënkuptuar pagesa më të mëdha për të gjithë. Një punë si programues, përkthehet në shuma të mëdha fitimi.

Qëllimi Nr. 3: Mësoni aftësi për gjithë jetën

Në betaPlan, ne jo vetëm që ju përgatisim që të dini te përdorni e t’ia dilni mbanë me trajnimin full-stack, por edhe t’ju aftësojmë hap pas hapi si të mësoni. Kjo do të thotë që ky trajnim kodimi do të jetë i pari dhe i fundit për ju.

Rezervoni tani një takim online ose fillo trajnimin duke aplikuar këtu

Published On: January 4th, 2021 / Categories: Articles / Tags: , , , , , , , , /