Që nga shpikja e kompjuterëve dhe lindja e internetit, zhvillimi i teknologjisë po na ndryshon jetën. Me rritjen e shpejtë të smartfonëve, përmirësimin e pajisjeve dhe shtrirjen në rritje të teknologjisë në jetën e përditshme, programimi i uebit është një nga fushat më tërheqëse në industrinë e teknologjisë. Dhe të qenit programues është një nga punët më “cool” dhe më fitimprurëse për vitin 2022. Ne përpiluam një listë me 8 përfitimet kryesore të të qenit një programues uebi në botën e sotme. Por fillimisht le të kuptojmë diçka, çfarë është në fakt programimi i uebit?

Çfarë do të thotë “programim uebi”?

Programimi i uebit është thjesht mënyra se si uebfaqet ndërtohen, zbatohen dhe shfaqen në internet. Ai lidhet me punën “prapa kuintave” nëse mund të shprehemi kështu, që krijon një faqe interneti funksionale e cila kryen një sërë funksionesh të veçanta, të përcaktuara. Kjo përfshin aspekte të ndryshme si psh: network security, zhvillimin e përmbajtjes në ueb, dizenjimin e uebit, web publishing, menaxhimin e bazës së të dhënave etj. Për ta bërë faqen e internetit të duket dhe të funksionojë më mirë, nevojitet aplikimi i DOM ose Document Object Mode; HTML, CSS dhe Javascript.

Kush konsiderohet një programues uebi?

Programuesit e uebit janë programues që specializohen në zhvillimin e aplikacioneve lidhur me World Wide Web ose aplikacionet e rrjetit të shpërndarë. Këto aplikacione rrjeti zakonisht ekzekutojnë protokolle si HTTP nga një server në internet në një server të klientit duke përdorur gjuhë programimi të lidhura si JavaScript, C#, Ruby dhe PHP—por sigurisht edhe të tjera.

Me fjalë të tjera, programues uebi quhen ata individë që përdorin mjete programimi dhe shkruajnë kode për t’i “treguar” një website se çfarë të bëjë ose si të funksionojë. Mund t’i krahasojmë ata me regjisorët dhe skenaristët e çdo filmi.

Ju pëlqen ajo çfarë po mësoni deri tani? Hidhini një sy disa bootcampeve të kodimit të betaPlan, për të parë se cili kurs funksionon më mirë për ju.

 

8 përfitimet e të qenit një programues uebi

  • Është një nga punët më të kërkuara
  • Është një punë me pagesë të lartë
  • Ju mund të punoni ose në mënyrë të pavarur (të jeni shefi juaj) ose me një ekip
  • Mund të punoni nga kudo
  • Nxjerr në pah ose përmirëson kreativitetin tuaj (ndërtoni idenë tuaj nga zero)
  • Është interesante dhe argëtuese
  • Ju ndihmon t’i zgjidhni më mirë problemet
  • Është puna e të ardhmes

Një nga punët më të kërkuara

Programim në ueb po bëhet një nga punët më të kërkuara. Ajo u rendit e 8-ta në raportin e US News & World Report për Profesionet më të Mira Teknologjike në 2018. Për shkak të teknologjisë së sotme, spitalet dhe klinikat, hotelet, resortet, restorantet e shumë biznese të tjera kanë faqet e tyre të internetit.

Websitet po bëhen gjithmonë e më të njohura; madje mund të quhen një “nevojë” në pothuajse çdo kompani e biznes. Mjafton të shfletoni internetin e do të shihni miliona faqe interneti të ndryshme, në të gjithë botën.

 

Punë me pagesë të lartë

Kur zgjidhni profesionin e së ardhmes ose kaloni nga një karrierë në një tjetër, edhe pse paga nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm, shumica prej nesh i kushtojnë asaj një rëndësi të madhe. Mendime të tilla si: “A do të më ndihmojë të paguaj faturat?” ose “A është e mjaftueshme për të siguruar familjen time?” kalojnë në mendjen tonë vazhdimisht.

Paga e programuesve të uebit nuk është e ulët. Në një raport të Glassdoor, paga mesatare e një programuesi uebi është 93,402$ në vit, gjë që e bën atë një nga punët më fitimprurëse në treg.

 

Bëhuni shefi i vetes

Po, ju mund të jeni një programues i pavarur dhe të bëheni shefi i vetes suaj. Në këtë mënyrë, mund negocioni më mirë për pagat lidhur me aftësitë dhe kodet tuaja. Nuk është e nevojshme të jeni të lidhur vetëm me një kompani; në vend të kësaj, mund të jeni një programues i pavarur e të punoni për kompani të ndryshme duke e rregulluar vetë orarin tuaj të punës. Duke qenë se jeni një programues i pavarur, nuk do t’ju duhet të merreni me punonjësit e tjerë në zyrë. Zgjedhja është totalisht e juaja.

 

Punoni në distancë

Një nga përfitimet e të qenit programues uebi është se pavarësisht nëse punoni si freelance ose për një kompani, ju mund ta bëni punën nga kudo për sa kohë që keni një laptop dhe internet. Edhe nëse jashtë ka nisur ndonjë stuhi dëbore, ju mund ta bëni punën tuaj në komoditetin që ju fal shtëpia.

 

Përmirëson kreativitetin

Siç u përmend edhe më herët, dizenjimi është pjesë e punës së një programuesi uebi. Për pasojë, kreativiteti është një aftësi jetike në këtë fushë. Ju mund të formësoni krijimtarinë tuaj duke nxjerrë në pah ide të ndryshme. E teksa koha kalon, ju do të mësoni edhe nga vetja duke ripërdorur idetë tuaja të mëparshme. Kufiri? Asgjë përveç imagjinatës suaj.

Jetoni një përvojë interesante dhe argëtuese

Shumica prej nesh janë rritur duke qenë të emocionuar dhe të entuziazmuar për magjinë. Kur shikojmë performancat e magjistarëve, gjithmonë mendojmë, “si e bënë ata këtë?” Por jo vetëm magjia mundet të bëjë diçka të zhduket ose të shfaqet fizikisht në këtë botë.

Programimi është si magji e realizuar në kompjutera, faqe interneti dhe softuerë. Mund të bëni që tekstet të shfaqen ose të zhduken, të krijoni një buton të klikueshëm dhe madje t’i tërhiqni imazhet kudo ku dëshironi në ekran. Gjithçka varet nga mënyra se si ju dëshironi që softueri ose faqja e internetit të funksionojë. Por magjia në kompjuter nuk është e vetmja gjë që e bën programimin në ueb një punë argëtuese dhe emocionuese. Është mendimi se po krijoni diçka për t’ua bërë njerëzve jetën më të lehtë dhe më të këndshme.

Në varësi të asaj për të cilën po punoni, nëse jeni duke krijuar një faqe interneti për një spital, një shkollë apo një biznes, ju po ia lehtësoni punën përdoruesit. Duke i ndihmuar pacientët të gjejnë ose kontaktojnë menjëherë një spital apo një mjek, duke i dhënë studentëve akses të lehtë në notat e tyre ose duke ndihmuar një kompani fillestare të rritet, ju po kontribuoni sadopak në jetën e njerëzve të tjerë duke shijuar kënaqësinë që ju fal kodimi.

 

Bëheni një zgjidhës më i mirë i problemeve

Zgjidhja e problemeve është një nga aftësitë më të rëndësishme që duhet të ketë një programues. Të menduarit për logjikën e kodeve të caktuara apo përballja me gabime, ju mpreh mendjen dhe përmirëson mënyrën tuaj të të menduarit ose mënyrën se si i qaseni llojeve të ndryshme të problemeve komplekse.

Ju do t’i njihni kufijtë tuaj dhe do të jeni më të sfiduar për të tejkaluar aftësitë që zotëroni dhe për të përmirësuar talentin tuaj të lindur

Bëhu pjesë e punës për të ardhmen

Sot, pothuajse gjithçka mund të gjendet në internet. Përgjigje pyetjesh me apo pa kuptim, dyqane online, kurse dhe mësime në internet, forma të ndryshme argëtimi si filmat apo lojërat, madje edhe takimet online janë të mundura në internet. Teksa teknologjia e këtij brezi po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar dhe e kërkuar në nivel global, edhe nevoja për njerëz me aftësi programuese vjen duke u rritur.

Dhe të gjitha këto nuk janë vetëm për sot, por edhe për nesër. Një shkencëtar e në të njëjtën kohë, profesor, Alan Kay, ka thënë: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta shpikësh atë”.

Bashkojuni argëtimit!

A nuk është interesante të kontribuosh në trendet e sotme? A nuk është kënaqësi të jesh pjesë e rritjes së shpejtë të teknologjisë? Pavarësisht nëse e keni tashmë aftësinë, por nuk keni qenë në gjendje ta mprehni atë ose edhe nëse nuk keni fare një sfond programimi, nuk është kurrë vonë për të filluar të mësoni t’i bashkoheni argëtimit të kodimit!

Përveç një diplome në Shkenca Kompjuterike nga një universitet, bootcampet e kodimit janë krijuar për njerëzit që kanë një dëshirë të zjarrtë ose interes të vërtetë për të mësuar të kodojnë. Në betaPlan, ne ofrojmë një udhëtim 16-javor për t’u bërë programues. Nëpërmjet përvojës intensive gjatë bootcamp-it, do të mësoni se si të kodoni jo vetëm me instruktorë të shkëlqyer, por edhe me njerëz të cilët kanë të njëjtin qëllim si ju.

Published On: May 26th, 2022 / Categories: Uncategorized /