Nga Michael Choi, Themelues i Coding Dojo, partnerit tonë ekskluziv

Në vitin 2011, unë isha një partner në kompaninë e cila renditej e 33-ta për rritjen më të shpejtë në Amerikë dhe e 3-ta për zhvillimin më të shpejtë teknologjik. Kompania po lulëzonte, por unë nuk po gjeja dot programues të talentuar, të përballueshëm ekonomikisht dhe të kualifikuar për të ecur me hapin tonë. Ekzistonte një hendek i madh midis lëndëve të shkencave kompjuterike që studioheshin në klasë dhe asaj që ata vërtetë ishin të aftë të bënin pas diplomimit. Pra, a mundet që çdokush të mësojë vërtet se si të programojë?

Para shumë vitesh, unë punësova një “programues” të sapodiplomuar në shkenca kompjuterike, me një rrogë bazë 120,000 dollarë, vetëm e vetëm për ta trajnuar e për ta pajisur me aftësitë e nevojshme. Vrava mendjen për të zbuluar se ku mund të gjenim programues të talentuar, të aftë e të përballueshëm ekonomikisht deri sa më erdhi një super ide- të startoja një program të brendshëm trajnimi që mund të “fitonte” shpejt të diplomuarit në shkenca kompjuterike dhe programuesit e rinj për t’i pajisur ata me aftësi praktike të programimit.

Pasi trajnova me qindra programues dhe pashë suksesin e tyre, pyeta veten: “Me trajnimin e duhur, a ka vallë më nevojë për përvoja të mëparshme programimi?”

Vendosa ta testoj idenë time.

Shkurtimisht, m’u deshën dy vite për të prodhuar një sistem që në mënyrë efektive, merrte njerëz me pak ose aspak përvojë programimi dhe i trajnonte ata që të bëheshin pjesë e stafit të programuesve brenda pak muajve.

Që nga viti 2012, kam provuar mënyra të ndryshme për të parë se si mund ta përmirësoj sistemin për të edukuar në mënyrë më efikase dhe efektive ata që janë të apasionuar pas mësimit të kodimit, por që nuk kanë një arsimim të duhur në shkenca kompjuterike. Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth disa gjërave befasuese për të cilat kam qenë vetë dëshmitar gjatë viteve kur bëhet fjalë për progresin e të nxënit të një programuesi.

Mësoni si të programoni: çfarë duhet të dini dhe mësimet që kam marrë

1. Së pari, nuk është e mundur të thuash nëse dikush do të bëhet një programues i shkëlqyeshëm që në fillim.
Kjo vërtetohet më shumë në rast se dikush ka më pak se njëqind orë përvojë pune në kodim dhe algoritma. E them këtë sepse shumë shkolla kodimi i testojnë aplikantët e tyre në algoritma duke e përdorur këtë të fundit si një faktor kryesor në pranimin apo jo të atij aplikanti në program.

Në Coding Dojo, si pjesë e procesit të aplikimit, ne përfshijmë disa pyetje të thjeshta me algoritma, por performancën e aplikantëve në këto ushtrime, nuk e marrim të mirëqenë direkt.
Më lejoni të bëj një shpjegim të vogël.

Përgjatë gjithë karrierës sime, unë kam trajnuar drejtues të suksesshëm të teknologjisë, sipërmarrës, programues me përvojë 10-15 vjeçare si dhe të diplomuar në shkenca kompjuterike në gjuhë të tilla programimi si LAMP, MEAN, Python / Django, iOS dhe Ruby on Rails. Gjithashtu edhe një numër të madh të atyre që ishin krejt të ri në programim.

Sigurisht, ju tani do të mendoni se programuesit me përvojë 10-15 vjeçare ose të diplomuarit në shkenca kompjuterike, do të kenë patur një performancë shumë më të mirë sesa ata që nuk kanë programuar kurrë. Kjo është e vërtetë gjatë 6-7 javëve të para të bootcamp-it tonë, ku vërehet kurba e mëposhtme e përgjithshme

Shënim, kjo është kurba e përgjithshme e studentëve të mi, udhëtimi / progresi i të nxënit i secilit student është unik.

Ndryshe nga ajo që ju menduat, unë kam vënë re se nuk është ndonjë gjë e pazakontë për studentët që fillimisht kanë vështirësi të mësojnë konceptet e programimi, kalimi në përkapjen shpejt të koncepteve dhe të kenë vërtetë një performancë të kënaqshme. Ata madje arrijnë deri në pikën që të mbajnë ritmin dhe të punojnë së bashku me programuesit me përvojë 10-15 vjeçare në këtë fushë.

Kjo ishte mjaft befasuese për mua, sidomos kur fillova të jepja mësim në fillim.

Kam vënë re që studentët që ishin fillimisht në 10-15 përqindshin e poshtëm të klasës sime, jo të zotë për të shkruar algoritma themelore, papritmas kishin kaluar në nivelin më të lartë të performancës së klasës.
Pa dyshim, kur fillova të punoja për herë të parë me disa nga këta studentë, isha i shqetësuar nëse programimi ishte vërtetë një fushë që ata duhet të ndiqnin. Pyesja veten nëse duhet të flisja me ta dhe të shihja nëse kjo ishte me të vërtetë diçka që ata duan të vazhdojnë ta bëjnë, sepse rreziku i dështimit dukej mëse i konsiderueshëm.

Jam i lumtur që nuk thashë asgjë. Shumë nga studentët me performancë “më të ulët”, përfunduan duke u bërë disa nga studentët e mi më të mirë dhe vazhdojnë të jenë programues shumë të suksesshëm.

Pas disa viteve mësimdhënieje, kam pasur kohë të testoj se si mund t’i përshpejtoj këto momente “Tani po” kur frymëzohem me koncepte të reja.
Tani, shumica e studentëve me përvojë kodimi zero në fillim, ia dalin mbanë jashtëzakonisht mirë deri në fund të programit tonë tre mujor, me disa prej tyre që performojnë po aq mirë sa programuesit me përvojë që erdhën në Dojo, duke dashur të rigjejnë veten në një program web-i, për të cilin nuk kishin shumë informacion më parë.

Më poshtë gjeni një grafik të përgithshëm për të ilustruar disa nga këto koncepte.

Përsëri, dua t’ju them se unë thjesht po përgjithësoj disa të dhëna për të theksuar disa pika dhe nuk po them se çdo kodues fillestar në fillim ka një performancë më të mirë sesa ata që janë me përvojë.
Ajo që po tregoj është se ndonjëherë kemi “skuadra” që shpesh i tejkalojnë studentët me përvojë, edhe pse fillimisht ishin në 25 përqindëshin e fundit të klasës.

Mësoni si të kodoni: Statistikat e Coding Dojo

  • Një grup i kohëve të fundit të cilëve u dhashë mësim në Coding Dojo, kishte 20 përqind të diplomuar në shkenca kompjuterike si dhe programues me përvojë dhe 80 përqind studentë me pak ose pa përvojë fare në kodim.
  • Siç pritej, gjatë muajit të parë të bootcamp-it, unë pashë se ata me përvojë në kodim performuan shumë më mirë sesa studentët pa përvojë kodimi.
  • Mesatarisht, të diplomuarit në shkenca kompjuterike si dhe programuesit përparuan 20-40 përqind më shpejt sesa ata pa përvojë.

Mësoni si të kodoni: Statistikat e progresit të bootcampit të kodimit

  • Gjatë mesit të muajit të dytë, rreth 60 përqind e studentëve që kurrë nuk kishin programuar më parë, filluan të performonin në një nivel që ishte pothuajse i njëtjë me progresin që po bënin të diplomuarit dhe programuesit, dhe rreth 10 përqind e studentëve madje filluan të tejkalonin progresin e atyre me përvojë.
  • Deri në fund të programit tre-mujor, pothuajse të gjithë ishin në të njëjtin nivel.
  • Tani që programi ka mbaruar, nëse do të më kërkonit t’ju tregoja programuesit më të mirë që unë si punëdhënës do të punësoja, zgjedhjet e mia kryesore mund t’ju duken të habitshme. Sidomos nëse do t’i kishit njohur këta programues në fillim të udhëtimit të tyre kompjuterik.
  • Tre zgjedhjet e mia do të ishin studentë të cilët kishin zero përvojë programimi përpara se të nisnin programin, por që tani performojnë shumë mirë, të pasuar nga të diplomuarit në shkenca kompjuterike.
  • Tani, unë nuk po them se të diplomuarit në shkenca kompjuterike apo programuesit me përvojë të mëparshme kodimi nuk performojnë aq mirë. Këto përvoja padyshim që ndihmojnë, por unë kam kuptuar se përvoja e mëparshme jo domosdoshmërisht lidhet me faktin se sa i shkëlqyeshëm mund të jetë një kodues.

2. Çdokush mund të mësojë se si të kodojë, megjithatë mos prisni progres linear.
Çdokush mund të mësojë të kodojë me pak këmbëngulje, mësuesit e duhur dhe mjedisin optimal të të nxënit.

Edhe pse kodimi mund të mësohet vetëm duke kërkuar e ndjekur me dhjetra, në mos qindra tutoriale, pa dyshim që të merr shumë kohë. Mund të jetë gjithashtu jo shumë efektive duke qenë se një njeri i ri në kodim, nuk do të dinte se çfarë informacioni është i rëndësishëm.

Në fakt, në mjedisin e duhur, të mësuarit mund të përshpejtohet nga 20 deri 100.
Këtu është një shembull nga jeta ime.

“Kur isha 14 vjeç, u transferova në Shtetet e Bashkuara me familjen time nga Korea. Studova anglisht për disa vite. Megjithatë, kur erdha në Shtetet e Bashkuara, isha i papërgatitur dhe nuk dija të flisja gjuhën fare! Isha i irrituar dhe u ndjeva e veçuar. Megjithëse studiova anglisht për disa vite, nuk isha i përgatituri aq sa duhet kur fillova të jetoj në një ambient të plotë anglishtfolës.

Edhe pse studioja shumë, sërish kisha vështirësi në mbajtjen e ritmit me të gjitha detyrat e shtëpisë, përgatitjen për teste dhe krijimin e miqësive të duhura. Kjo ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe kishte shumë ditë kur nuk ndjeja se po bëja ndonjë përparim në mësimin e të folurit anglisht. Edhe në fund të semestrit tim të parë, u ndjeva sikur nuk po arrija askund dhe nuk e kisha idenë se çfarë thoshin shokët ose mësuesit e mi.

Sidoqoftë, diçka e çuditshme ndodhi gjatë pushimeve të verës. (Një sqarim, unë nuk studioja shumë gjatë asaj kohe.) Megjithatë, kur mbërrita përsëri në shkollë, papritmas mund të kuptoja gjithçka që flisnin mësuesit dhe shokët e mi!

Duke reflektuar më vonë, pata momente thelbësore ‘Tani po’, ku disa koncepte thjesht më erdhën në mend. Praktikisht brenda natës, nuk kisha më vështirësi në mësime dhe isha në gjendje të ecja me hapin e bashkëmoshatarëve të mi.

Të mësosh të kodosh është njëlloj si të mësosh një gjuhë të re. Shpesh përbëhet nga disa momente ‘Tani po’, ku aftësitë në të mësuar rriten ndjeshëm. Në mënyrë të ngjashme, të mësuarit përshpejtohet kur dikush futet në një mjedis gjithëpërfshirës.”

3. Të mësosh se si të kodosh është një punë e vazhdueshme
Një mësim tjetër që shikon prapa është se kur bëhet fjalë për të mësuar kodimin, rritja dhe progresi nuk është patjetër lineare, ku përmirësohesh gradualisht çdo ditë kur punon / mëson.

Në fakt, është më shumë si kjo:

Shpesh herë madje mund të ndihesh sikur, pavarësisht nga puna që po bëhet, ti nuk po përmirësohesh fare. Kryesorja është të vazhdoni të ndiqni qëllimet tuaja dhe të mos dorëzoheni kurrë. Duke pasur parasysh këmbënguljen dhe pasionin, çdokush me të vërtetë mund të ketë një moment “Tani po” për të kaluarn në nivelin tjetër.

Nga ana tjetër, nëse nuk jeni këmbëngulës dhe nëse me të vërtetë nuk zhyteni në të, përparimi juaj do të jetë statik, i pandryshueshëm.

Mësoni si të kodoni: mendimet e mia përfundimtare
Për ta mbyllur, bazuar në përvojën time të mësimdhënies në kodim të mijëra programuesve, unë kam parë se çdokush mund të mësojë të kodojë, pavarësisht nga niveli fillestar i aftësisë së tij.

Dakord, disa mund të mësojnë më shpejt ose të arrijnë një nivel më të lartë aftësie se të tjerët, por me mësuesit dhe mjedisin e duhur, dhe duke patur pasion e përkushtim, të gjithë mund të mësojnë të kodojnë.

Vetëm sepse dikush është dy herë më i aftë se një tjetër, nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë dy herë më i aftë. Shpesh, ka nga ata që në fillim duken si performues jo shumë të zotë por që më pas i befasojnë të gjithë duke patur papritmas disa momente “Tani po”, që i shndërrojnë ata në performues të pozicioneve më të mira.
Potenciali njerëzor është i pakufizuar dhe ne nuk duhet ta gjykojmë personin bazuar në pozicionin ku ai ndodhet aktualisht, por duhet të kemi parasysh potencialin e secilit person dhe t’i inkurajojmë ata të vazhdojnë udhëtimin e tyre të të mësuarit, veçanërisht nëse ata janë të apasionuar pas mësimit dhe përmirësimit.

Published On: March 1st, 2021 / Categories: Uncategorized /