Coding Dojo është një nga akademitë  më në zë që origjinojnë në zonën e San Francisco dhe i shërbejnë për vite tashmë kompanive më të mëdha dhe avantgardë të teknologjisë që ndodhen atje, në Silicon Valley. Këto akademi, duke aplikuar metodën e mësimdhënies “bootcamp,” prej më shumë se një dekadë tashmë janë duke zëvendësuar universitetet nga ana praktike e të nxënit. Gjithsesi, edhe pse Silicon Valley kërkon një standard shumë të lartë Teknik, Coding Dojo sërish bën diferencën.

Te Coding Dojo, nxënësit mësojnë duke ndërtuar. Vetëm Coding Dojo ofron një proces ciklik, ku përmes ndërveprimit me industrinë, kurrikula përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, e ku diseminimi i informacionit përmirësohet në bazë të sugjerimeve nga pjesemarresit. Tashmë pas më shumë se 10 vitesh perfeksionim, Coding Dojo arrin që jo vetëm t’i mësojë nxënësve bazat e një gjuhe programimi, por edhe si të jenë të zhdërvjellët në menaxhimin e projekteve, e në nxënien e vazhdueshme përtej bootcamp-it – një aftësi kritike për një industri që evolon nga viti në vit.

Jo vetëm kaq por Coding Dojo ofron më shumë teknologji programimi se çdo akademi tjetër e ngjashme:

Technology coverd

Por sa vleresohet nga industria Coding Dojo?

Në këto 10 vite, Coding Dojo nunumëron më  shumë se 5000 alumni, të cilët jo vetëm punojnë në kompani si Apple, Facebook, Google etj., por 90% e tyre kanë qenë të aftë të punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit. Gjithsesi, shpesh ndodh që statistikat janë vetëm statistika. Kjo nuk është e vërtetë për Coding Dojo; ndërveprimi i tyre me industrinë fortësohet çdo ditë, përtej punësimit të të diplomuarve.

coding dojo

Më 24 Nentor, 2020, Microsoft publikoi një bashkëpunim të ri me Coding Dojo. Microsoft, zgjodhi Coding Dojo si një nga partnerët e tij për të ndihmuar 25 milion individë në të gjithë botën për t’u aftësuar në teknologji. Specifikisht, përmes trajnimeve adapte të Coding Dojo, Microsoft shikon një mundësi reale për të rritur programues që mund të çojnë përpara platformën e Microsoft të serverit Azure. “Vizioni ynë është për të krijuar një sistem të integruar mësimdhënieje që mund të fuqizojë çdo njeri për të  mësuar në mënyrë të vazhdueshme,” tha Menaxheri i Përgjithshëm i Microsoft, Alex Payne. “Coding Dojo është partneri ynë perfekt për të na ndihmuar të arrijmë misionin tonë dhe jemi të gëzuar të punojmë me ta për të aftësuar fuqinë punëtore në teknologji në të gjithë botën,” vazhdon ai.

Okay, Coding Dojo funksionon brenda ShBA, po në aspekt internacional?

Kjo ishte edhe pyetja jonë si betaPlan, kur fillimisht nisëm bisedimet me liderat e Coding Dojo për të materializuar një marrëveshje bashkëpunimi. Por përgjigja ishte shumë e dukshme, siç vërteton edhe ky artikull i 8 Dhjetor, 2020 rreth një bashkepunimi 5-vjeçar midis Qeverisë së Kilit dhe Coding Dojo.

Coding dojo partner

Coding Dojo është shpallur një partner strategjik nga shteti i Kilit për sa i perket iniciativës nga ky shtet për të trajnuar 16 mijë profesionistë drejt ekonomisë dixhitale. Pas një programi pilot të përmbyllur ku konkurruan disa akademi, Coding Dojo u vlerësua me notat maksimale nga qeveria e Kilit, duke konkretizuar në këtë mënyrë një kontratë 5 vjeçare. Një nga klasat që ofrohet në Kili është pikërisht Python Full-Stack që do të ofrohet edhe në Tiranë nga Shkurti 2021.

“Jemi entuziastë që vazhdojmë të çojmë përpara misionin tonë për të ndryshuar jetë përmes influencës në kodim me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë,” shprehet CEO i Coding Dojo, Richard Wang.

Por, Kili ashtu si dhe ShBA janë vende të zhvilluara; po në vendet në zhvillim më të ngjashme me Shqipërinë, a mund të ketë sukses Coding Dojo?

Një tjetër nga pyetjet e ekipit të betaPlan… por, sado komplekse mund të duket si pyetje, Coding Dojo edhe për këtë kishte një përgjigje.

Në Palestinë, një vend me GDP më të ulët se Shqipëria, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Telekomunikacionit dhe IT, si dhe Ministria e Sipërmarrjes dhe Fuqizimit, kanë financuar AXSOS AG, për t’u vendosur në një pozicion të ngjashëm me atë të betaPlan në Tiranë, e për të ekzekutuar kurrikulat e Coding Dojo në vend. Bootcamp-e intensive, të ngjashme me ato që do të vërë në jetë edhe betaPlan në Tiranë vitin e ardhshëm, kanë sjellë në 2020 një rritje të ndjeshme të profesionistëve ne programim që eksportojnë produkte konkrete nga Palestina drejt kompanive më në  zë në botë.

E pra, edhe ambicia e betaPlan në Shqipëri është po kaq e madhe sa edhe gjurma që Coding Dojo ka lënë e vazhdon të theksojë në mbarë botën. Përmes Coding Dojo, vendi ynë ka një mundësi për t’iu bashkuar fuqimisht Revolucionit të Katërt Industrial përmes kapaciteteve prodhuese në fushën e teknologjisë që ne premtojmë të ndërtojmë. Bëhuni pjesë e familjes së betaPlan e Coding Dojo për t’u rritur në inxhinierët që gjithmonë keni ëndërruar të jeni.