🇦🇱 Ever wondered if you could find a Silicon Valley coding bootcamp in Tirana? betaPlan might be the answer.
Revolucioni i Katërt Industrial po ndodh dhe dixhitalizimi është një pjesë e rëndësishme e tij, madje thelbësore.
Po çfarë po sjell kjo për tregun e punës? Një tërmet të vërtetë!
Po shohim që shumë profesione tradicionale që siguronin punë të mira dhe të ardhura të kënaqshme sot nuk kërkohen më nga tregu si më parë. Madje shumë rinj që kanë investuar në diplomat e këtyre profesioneve sot kanë vështirësi të gjejnë punë për atë që kanë studiuar. Ata detyrohen kësisoj të punojnë në pozicione pune ku kërkohen aftësi të tjera, disa herë elementare, disa herë komplekse, po më së shumti jashtë kornizave të gjërave të mësuara në sistemin tradicional të arsimit publik dhe privat. Kjo bëhet demotivuese duke parë dhe sakrificat që bëjnë vetë të rinjtë dhe familjet e tyre, duke investuar vite jete, paguar tarifa të shtrenjta dhe duruar stazhe të nënpaguara, aq sa lind pyetja:
Çfarë vlere kanë për tregun e punës vite-e-vite të investuara për një diplomë, apo dhe eksperienca e fituar në një profesion tradicional?
Kjo është një pyetje e vështirë që shpesh anashkalohet, por nuk duhet të jetë kështu, sepse kjo thjesht përkeqëson situatën. Është e natyrshme që çdokush ndjek pasionet e veta në jetë dhe sado një profesion të duket i tejkaluar, pasioni fiton. Kjo është e padiskutueshme. Por nga ana tjetër, ka shumë të rinj që ndjekin profesione tradicionale thjesht sepse mendojnë se kjo do t’u japë një shpërblim, një punë të sigurtë dhe fitimprurëse. Për këtë ata investojnë pa fund. Ata vetë dhe familjet e tyre. Të rinjtë fillojnë me një diplomë tre vjeçarë, pastaj me një master, e pastaj me ndonjë master tjetër apo diplomë të dytë, duke arritur deri aty sa të ndjekin programe doktorature për të cilat shumë herë nuk janë të qartë. Sa më shumë investojnë, aq më shumë largohet objektivi i lakmuar: “puna e sigurtë dhe fitimprurëse”. Kjo nuk ka asnjë vlerë, sepse të rinjtë gjejnë vetën në moshën 25-30 vjeç ende duke kërkuar punën e parë me një tufë certifikatash dhe diplomash në duar. Duket sikur kanë kaluar vitet më prodhuese të jetës të parkuar në universitete.
A ka zgjidhje?
Po ka! Ne mund të mësojmë nga çfarë ndodh në vende të tjera, atje ku edukimi dhe punësimi shkojnë krah-për-krah me njëra tjetrën. Sfida kryesore sot është shpejtësia e madhe e zhvillimit teknologjik, e cila krijon shpesh nevojën për profesionistë për të cilët ende nuk ekziston një diplomë specifike, apo që sistemi i arsimit thjesht nuk është i aftë të përgatisë. Ndërkohë, edhe sikur të merrej një vendim për ndryshimin e kurrikulave të arsimit të mesëm dhe të lartë, ndryshimet do të vëreheshin pas shumë vitesh, ndofta pesë vjet, apo dhjetësh. Prandaj sot në vende si Silicon Valley po ngrihen akademi kodimi, ata që quhen boot camps të cilat ofrojnë kurse katër-mujore, duke të përgatitur për të gjetur një punë brenda një kohe të shkurtër si programues në një ndër gjuhët më të kërkuara të momentit.
Kuptohet që janë kurse intensive, të përqendruara vetëm në atë që do të kërkojë punëdhënësi i ardhshëm. Për këtë arsye akademitë duhet të jenë të lidhura ngushtë me industrinë dhe të kenë instruktorë të certifikuar si në njohuritë e tyre, si në mënyrën e përcjelljes së tyre tek studentët. Në një vend si Shqipëria, është e vështirë që akademi të tilla të krijohen vetvetiu, pa një model apo mbështetje nga jashtë, për sa i përket kurrikulave, certifikimit të instruktorëve, modelit të mësimdhënies dhe testimit të studentëve, pa harruar këtu dhe përgatitjen e tyre për intervista me punëdhënësit e ardhshëm.
A mundet të gjesh në Tiranë një akademi kodimi si në Silicon Valley?
Ndoshta disa vite më parë do të dukej e pamundur që të kishim një akademi kodimi në Tiranë të të njëjtit niveli me ato që ofrohen edhe për punonjësit e Amazon, Google, Apple e Facebook… por ja qe edhe kjo gjë duket se po ndodh!
Ori Hoxha[1], një sipërmarrës i ri me lidhje ne forta në Silicon Valley, po lançon një koncept të ri akademie kodimi, programin betaPlan. Koncepti bazohet në një partneritet me një nga akademitë e kodimit më në zë në ShBA, Coding Dojo, e cila punon prej më shumë se 10 vitesh në San Francisco, e prej andej në 11 qendra të tjera në ShBA. Me më shumë se 5000 alumni, Coding Dojo edhe në 2020 renditet nga Course Report si Best Online Bootcamp. betaPlan sjell kështu në Tiranë një kurrikul të rafinuar e të s’provuar në një vend ku kërkesat e tregut të punës janë shumë të larta. Pika të tjera të forta të këtij koncepti janë dhe modeli i mësimdhënies, certifikimi i instruktorëve vendas, testimi i studentëve dhe përgatitja për kërkimin e punës së ardhshme dhe intervistat.
“Qëllimi i betaPlan është për ta bërë Shqipërinë një lojtar serioz në hartën globale të teknologjisë.” – deklaron Ori – “Silicon Valley nuk është më një vend gjeografik, ai është një koncept amorf pjesë e të cilit çdo i ri shqiptar mund të bëhet përmes aftësive konkrete, të cilat ne si betaPlan ofrojmë për herë të parë në vend” vazhdon ai më tej.
Në një botë kur pandemia e Covid-19 ka vërtetuar gjithmonë e më shumë se të gjithë ne kemi nevojë për një globalizim më efektiv, që funksionon për të gjithë, përtej barrierave lokale, një nisëm e tillë që e bashkon Shqipërinë me ballinën e teknologjisë në botë është një moment frymëmarrje. Duket pra se dhe për vendin tonë ka kaluar koha e të qënit i limituar vetëm nga ofertat lokale dhe rajonale, e tashmë të gjithë ata të interesuar në teknologji e programim mund të ndjekin ëndrrat e tyre përmes programit betaPlan.
Kurset e para nga betaPlan do të ofrohen në Janar 2021. Klikoni këtu për më shumë informacion: https://codebetaplan.com/
[1] Ori, bioinxhinier me eksperincë në Silicon Valley dhe tashmë shqiptari i vetëm në histori pjesë e programit Leaders for Global Operations në MIT Sloan, – shkollën e biznesit më të mirë në botë sipias Times Higher Education – shikon në këtë bashkëpunim një të ardhme të artë për të rinjtë shqiptarë. “Këto programe trajnimi mbi kodimin të një niveli të paarrirë më parë në Shqipëri janë një mundësi e rrallë për kompanitë e teknologjisë në vend për të aftësuar stafin e tyre në një mënyrë të standardizuar e me një efiçencë të lartë” shprehet z. Hoxha.
Source: www.faktor.al