🇦🇱  What is the value, the cost and the price of a “Coding Bootcamp” directly from Silicon Valley?

Sa është vlera, kostoja dhe çmimi i një “Coding Bootcamp” që vjen drejtpërdrejt nga Silicon Valley?

Kjo është një pyetje me të cilën grupi themelues i betaPlan, por edhe ai grup që menaxhon Coding Dojo në të gjithë botën ndeshet në mënyrë të vazhdueshme. Cila është mënyra e saktë për ta vlerësuar vlerën e një programi të tillë, kaq të kompletuar që të bën ty si pjesëmarrës dhe të punësueshëm në vetëm 4 muaj?

Le të shikojmë se sa kushton një universitet privat në Shqipëri… Me rritjen e çmimeve të viteve të fundit, një gradë Bachelor në Tiranë mund të kushtojë mesatarisht $6000 për të treja vitet së bashku. Kjo ndoshta është e pranueshme për tregun tonë, sepse të gjitha këto universitete janë plot me studentë. Por, nga ana tjetër, a të garanton punësim ky lloj investimi? Nga statistikat në vend, sidomos në fushën e teknologjisë, përgjigja është: JO.

Nga e dimë ne këtë gjë?
Nga një anketë e realizuar nga ne me 25 kompani në vend dhe më shumë se 400 studentë të diplomuar, rezultatet tregojnë se ka një ndryshim midis asaj që shpjegohet në auditoret e universiteteve tona dhe nevojave që ato kompani kanë përsa i përket teknologjive të programimit që përdoren në vendin e punës. Për shembull, të gjithë studentët e shkencave kompjuterike në Shqipëri mësojnë gjuhën C, por pothuajse asnjë kompani në vend nuk e përdor atë gjuhë. Kur ndërkohë shumë kompani në vend përdorin C# .NET, por nga ana tjetër vetëm një apo dy institucione arsimore ofrojnë një hyrje bazike në këtë gjuhë.

Atëherë, çfare bëjnë këto kompani për të siguruar talentin e nevojshëm qe ju duhet për të ecur përpara me projektet e tyre?

Ata i trajnojnë të punësuarit e rinj në vendin e punës për rreth 3-4 muajt e pare, duke akumuluar në këtë mënyrë një kosto prej rreth $2500 vetëm nga rroga që ky i punësuar i ri merr gjatë kësaj periudhe “trajnimi.”

Nga ana tjetër, siç shpjegon edhe themeluesi i betaPlan, Ori Hoxha: “Ky proces trajnimi on-the-job krijon edhe ato që në shkollën e biznesit në MIT quhen ‘hidden factories’, këto janë aspekte të përditshmërisë të një senior developer në kompani të cilat përdoren për të trajnuar të punësuarin e ri, e për të korrigjuar ‘gabimet’ e tij apo të saj.” Edhe ky lloj angazhimi mund të konvertohet në vlerë financiare të humbur nga kompania, duke qenë se ai senior developer nuk po shton vlerë në aspektin imediat në kompani, duke e çuar koston e një të punësuari të ri në rreth $3000-$4000. Kjo është edhe arsyeja se pse shumë kompani në vend ngurrojnë të punësojnë studentë të sapo-diplomuar.

Për betaPlan ka ekzistuar gjithmonë edhe pyetja, sa paguajnë audiencat e tjera, në ShBA apo gjetkë për version identik të këtyre trajnimeve që ne për herë të pare po ofrojmë edhe në Tiranë? Po të shikojmë pak me kujdes website-n e Coding Dojo, shikojmë se ky trajnim full-stack që ne po lancojmë në Janar 2021, është jo pak, por $7000. Gjithsesi, ne e dimë që tregu ynë i brendshëm meriton një ofertë më të mirë se kaq. Ndaj dhe ne, për muaj me radhe kemi negociuar me partnerët tanë të Coding Dojo për të gjetur një rrugë të mesme për të gjithë ju që është edhe më avantazhuese nga ana financiare edhe se dy alternativat më lart: shkolla e lartë dhe trajnimi në vendin e punës.

Trajnimet 1 Full-Stack të Coding Dojo, përmes betaPlan, vijnë në Tiranë për vetëm 2250$. 320 orë për vetëm $2250! Një okazion i padëgjuar ndonjëherë më parë. Sidomos, kur merr në konsideratë që në më shumë se 5000 raste, të diplomuarit e Coding Dojo janë punësuar brenda 6 muajve.

Gjithsesi, mendimi kritik i aplikuar nga ekipi i betaPlan për t’i bërë këto bootcamps, trajnime me kualitetin më të lartë në vend, edhe më të prekshëm për të gjithë ju nuk ndalet këtu. Na lini të shpjegojmë edhe dy nga mënyrat se si mund të paguhet për programet tona:

1. Përmes 4 kësteve mujore prej $350 secili, betaPlan mundëson çdo të apasionuar rreth të ardhmes së tij në teknologji të ndjekë trajnimet tona. Pjesa e mbetur e çmimit të programit mund të paguhet pasi pjesëmarrësi të gjejë një vend pune; me 5 këste prej $170 secili. Pse? Sepse ne jemi të sigurtë që të gjithë ju do të punesoheni. Dhe e dime mirë se sa mirë do të paguheni për këto aftësi konkrete që do të merrni përmes kurrikulës sonë. ;)
2. Përmes një kredie nga ABI Bank. Një partneritet unik midis betaPlan dhe ABI Bank mundëson çdo pjesëmarrës në programet tona të tërheqë një kredi për të shlyer pagesën e nevojshme. Në këtë rast betaPlan bën edhe një ulje tjetër ndaj çmimit bazë; 12% ulje. Për ta çuar çmimin e trajnimit në vetëm $1980 – shumë nën kosto siç mund edhe ta shikoni nga kalkulimet më lart. Dhe nëse kjo kredi shlyhet në 2 vjet, për shembull, kësti mujor nuk është veçse rreth $90 në muaj.

“Me trajnimet praktike të betaPlan & Coding Dojo, duke u angazhuar me projekte e produkte konkrete për 320 orë në 4 muaj, të diplomuarit tanë jo vetëm që janë të punësueshem si askush tjetër nga kolegët e tyre, por ata mbi të gjitha kursejnë kohë e para duke ndjekur rrugën që ne po pilotojmë për herë të parë në Tiranë.” – thekson Ori.

betaPlan – Learn to Code, Change your World!

Apliko